Në kuadër të operacionit ‘Tempulli’, policia Elbasanit ka arrestuar 24 persona. Mes tyre dhe një anëtar të Këshillit Bashkiak. Bëhet fjalë për anëtarin e koalicionit të djathtë “Bashkë Fitojmë”, Franko Hakilja, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Gjatë fazës së dytë të operacionit “Tempulli 2”, të zhvilluar mëngjesin e sotëm në të gjithë vendin, u arrestuan dhe u ndaluan 273 shtetas, u shpallën në kërkim 26 shtetas dhe u goditën anëtarë të 7 grupeve kriminale.
Gjatë kësaj faze të operacionit “Tempulli 2”, u sekuestruan: 7.5 kilogramë kokainë, 560 kilogramë kanabis, një sasi heroine, 10 armë zjarri, 16 armë gjahu, 3 armë sportive, 9 armë të ftohta, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, 2 granata dore, 1 jelek antiplumb, 184 celularë, 40 automjete, 11 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash (lekë, paund dhe euro).
Operacioni “Tempulli 2” u fokusua kryesisht në zonat pranë shkollave pasi objektivi i shpërndarësve ishin adoleshentët.