Aktualitet Gjykata rikthen në burg babain shqiptar që vrau kunatin përdhunues në Greqi

Gjykata rikthen në burg babain shqiptar që vrau kunatin përdhunues në Greqi

Gjykata në Volos ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke rikthyer në qeli Fatmir Talellarin, shqiptarin i cili vrau me armë zjarri kunatin e tij, pasi ky i fundit prej vitesh abuzonte me të bijën.

50-vjeçari u la javën e shkuar në arrest shtëpie, megjithatë ky vendim u ankimua nga organi i akuzës.

Fatmir Talellari ekzekutoi me armë zjarri 33-vjeçarin Erjon Pelivani, pasi e bija 18-vjeçare, të cilën e kishte me gruan e parë, i rrëfeu se ai e kishte ngacmuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare dhe e kishte përdhunuar kur ishte vetëm 12-vjeçe.

Përveç kësaj, ai e shantazhonte me video intime se do ta nxirrte në internet duke i zhvatur në këtë mënyrë para.