Elva Margariti është një emër i panjohur për publikun.
Ajo sot është emëruar nga Kryeministri Rama si ministre e Kulturës, duke zëvendësuar Mirela Kumbaron.
Elva Margariti është në profesion arkitekte dhe daljen e parë publike e ka patur në emisionin Opinion më datë 18 qershor 2018 në emisionin me temë “Çfarë do të ndodhë me teatrin”.
Në atë emision Margariti mbrojti vendimin e qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar.
Ajo ka punuar si këshilltare e kryeministrit Rama dhe së fundmi ishte kordinatore për programin “100 fshatrat turistikë”.
Elva Margariti ka mbaruar gjimnazin “Sami Frashëri”, Tiranë dhe universitetin në Firence (Itali) për Arkitekturë.
Ajo ka punuar në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” deri para 3 vitesh kur u bë pjesë e administratës shtetëtore.