Prokuroria e Federatës së Futbollit Italian sapo ka hapur një hetim në historinë e provimit “farsë” të kryer nga futbollisti Luis Suarez në Perugia për të marrë shtetësinë italiane.
ANSA ka zbuluar se kreu i zyrës së prokurorit të Federatës së Futbollit, Giuseppe Chinè, gjithashtu kërkoi dokumentet e hetimit nga gjyqësori i zakonshëm i Perugia.
Juventusi nuk organizoi provimin e italishtes ose udhëtimin e Luis Suarez në Perugia. Corriere della Sera zbulon versionin e historisë që filtron nga klubi bardhezi në lidhje me marrëdhëniet e lindura me Universitetin për të Huajt në Perugia.
Zonja e Vjetër, në fakt, ka pasur natyrë thjesht informuese, pa pasur një rol aktiv në ndonjë shkelje. Kjo është arsyeja pse nga klubi bardhezi shfaqen të qetë në lidhje me hipotezën e ndonjë shkeljeje sportive që mund të parashikohet.
Juve tashmë kishte hequr dorë nga pista e Suarez. “Zonja” nisi interesimin kur Lionel Messi doli hapur më 25 gusht duke kërkuar largimin nga Barcelona.
Por, skepticizmi në lidhje me pasaportën lindi menjëherë: avokatët e Pistolero bënë të qartë se praktika kishte filluar, por në një qorrsokak, prej dy vitesh tashmë.
Juve merr informacion, pastaj më 15 shtator heqin dorë: kohët teknike, siç do të shpjegonte më vonë drejtori sportiv Paratici, nuk lejojnë regjistrimin e tij në Champions.
Sipas asaj që raporton gazeta milanese, që në 8 shtator te Juventusi ishin të vetëdijshëm për këtë, pra pamundësinë e arritjes në kohë të pasaportës së lakmuar nga Suarez.