Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Dy prej figurat kryesore të PDK-së akuzohen për krime gjatë Luftës së Kosovës. Thaçi dhe Veseli, por edhe persona të tjerë dyshohen për krime kundër njerëzimit ndër të cilat vrasje, zhdukje të personave, përpjekje dhe tortura.
Në aktakuzë pretendohet se, Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Do të jetë Dhoma e Specializuar e Kosovës (DHSK) që do të vendosë nëse do të konfirmojë akuzat. Prokuroria Speciale bën të ditur se, Thaçi dhe Veseli kanë bërë përsëritje të vazhdueshme për të penguar dhe sabotuar punën hetimore.
“Besohet se z. Thaçi dhe z. Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. Thaçi dhe z. Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftimin për mediat.
Kjo është aktakuza e parë që ngrihet nga Gjykata Speciale e Kosovës. Një zhvillim i tillë vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së takimit të dialogut Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë e parashikuar për datën 27 qershor. Aktualisht mësohet se Presidenti Thaçi ka nisur udhëtimin drejt Uashingtonit. Si Thaçi dhe Veseli janë marrë disa herë në pyetje nga zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë, por ai vazhdimisht e ka mohuar një gjë të tillë.
Hashim Thaçi është një nga figurat që ka dominuar politikën në Kosovë pas luftës. Prej prill 2016 ai mban postin e Presidentit, ndërsa më parë ka shërbyer si Kryeministër për disa mandate. 52-vjeçari ka studiuar filozofi në Prishtinë para se të zhvendosej në Zvicër, ku iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1993.
Më pas ai u kthye në një prej liderëve të UCCK-së duke qenë dhe pjesë e negociatave të Rambujesë. Pas luftës, Thaçi u bë pjesë e administratës në Kosovë duke drejtuar PDK-në, parti me të cilën fitoi zgjedhje në vitin 2007. Pas deklarimit të pavarësisë, u bë Kryeministri i parë i Kosovës.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, është krijuar më 3 gusht 2015 me një amendament të veçantë në Kushtetutën e Kosovës. Ende nuk është e qartë nëse mandati i kësaj gjykate do të përfundojë këtë vit apo Këshilli i Bashkimit Evropian do të zgjatë më tej aktivitetin e saj.
Vitin e kaluar, ish-Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pas akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale për krime gjatë luftës.