Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka dhënë një mesazh në ditën ndërkombëtare e dhunës kundër grave, nga tryeza e organizuar në kuadër të kësaj dite “bashkë kundër dhunës”.
Ajo tha se në media flitet për korrupsion, por njerëzit harrojnë që kanë problematika të përditshme.
“Në media flitet shpesh për korrupsionin, por njerëzit jetojnë dhe kanë problematika të përditshme që shkojnë përtej problemeve që lidhen me atë që quhet korrupsioni galopant.
Dhe këto probleme janë po aq të rëndësishme sa të atyre njerëzve që mbushin gazetat dhe ekranet e televizioneve përditë, ndaj edhe dhuna ndaj grave është një fenomen që duhet trajtuar më shpesh”, tha Imeraj.