Facebook ka mbyllur një rrjet faqesh që promovuan patriotizmin amerikan dhe Presidentin Donald Trump pasi u zbuluan se po menaxhoheshin nga Kosova.
Siç shkruan Newsweek, bëhet fjalë për më shumë se 170,000 ndjekës të faqes “Police Lives Matter”, e cila ndau përmbajtje provokuese virale që mbështeste oficerët e policisë amerikane dhe përfshinte faqe me titujt “All Lives Matter”, “I Support The Police US not Criminals” and “Blue Lives Matter USA”.
Për të tërhequr trafik në internet, rrjeti, i cili kishte më shumë “ndërveprim social” sesa media të krijuara si Bloomberg, Vox dhe BuzzFeed, gjithashtu drejtoi faqe në lidhje me kafshët e lezetshme, duke përfshirë “Happy Animal Club” dhe “3-Minute Stories Animal”.
Ndërkohë uebfaqja hetimore “Popular Information” zbuloi se ndërsa promovonin identitetin amerikan, faqet në të vërtetë ishin të drejtuara nga Kosova dhe kërkuan të fitonin para duke luajtur me emocionet e amerikanëve.
Edhe pse nuk synonin ta promovonin Trump politikisht, ato përdorën dezinformata për të shfrytëzuar një reagim të krahut të djathtë kundër lëvizjes “Black Lives Matter”, dhe shpesh shtynë përmbajtjen pro-Trump, shtoi “Popular Information”.
Për këto thuhet se Facebook ishte alarmuar më 27 shtator dhe si rezultat i ka fshirë të gjitha këto.
Në një prononcim për Newsweek, zëdhënësi i Facebook Joe Osborne tha: “Ne kemi hequr faqet që shkelin politikat tona dhe do të vazhdojmë të zbatojmë këtë kur të përcaktojmë shpërdorim”.
Mediumi amerikan shkruan se kjo është hera e dytë në javë që gjigantit të mediave sociale i është dashur të fshijë faqe të tilla, të ndjekura nga miliona amerikanë, që në fakt u drejtuan nga Evropa Lindore. /Telegrafi