Pasi kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni pagoi nga xhepi i saj faturën e një restoranti në Berat ku disa turistë italianë u larguan pa paguar, restoranti ka reaguar sërish duke falenderuar Melonin.
Pronarët e restorantit në Berat thonë se mospagesa e faturës nga të rinjtë italianë, ka shërbyer si reklamë për qytetin.
“Qytetarët italianë që u larguan pa paguar kanë bërë reklamë të madhe për qytetin tonë. Le t’i falenderojmë për këtë. E thamë që nuk kishe asnjë problem, që italianët këtu janë si në shtëpinë e tyre, shumë prej tyre vijnë këtu njësoj si familja jonë kur emigruam në Itali. Gjithashtu thamë që atyre u pëlqeu ushqimi. Shpresojmë që ato para t’i shpenzojnë për diçka të mirë”.
Pronarët e restorantit shprehin vlerësimin për gjestin e Kryeministres Meloni që pagoi faturën e të rinjve italianë që u larguan.
“Falenderojmë sinqerisht Giorgia Meloni, një zonjë e vërtetë. Ne nuk jemi të pasur, punojmë shumë si familje. Por kjo nuk është çështje parash dhe ne jemi të prekur nga gjesti i saj. Një shembull i mrekullueshëm dinjiteti. E duam shumë atë dhe si gjysmë italianë që jemi, na nderoi që erdhi me pushime në Vlorë”.
Ndërsa paratë që u dërgoi ambasada italiane me kërkesë të Melonit, pronarët thonë se do të qëndrojnë si një simbol kundër “syrit të keq”.
“Paratë do të qëndrojnë këtu në restorant si një kujtim i jashtëzakonshëm dhe kundër syrit të keq”.