Sport Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta Carlo Mazzone, promovoi Taren dhe...

Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta Carlo Mazzone, promovoi Taren dhe Tottin, bëri të madh Pirlon

Në ditën kur do të startojë Serie A, futbolli italian është në zi duke qenë se vjen lajmi i keq i ndarjes nga jeta të ish-trajnerit, Carlo Mazzone. Ky i fundit është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare teksa ishte një figurë shumë e respektuar dhe e vlerësuar në futbollin italian.

Kujtojmë se ishte pikërisht Mazzone ai që bëri të mundur transferimin e ish-lojtarit të kombëtares, Igli Tare në Itali tek skuadra e Brescias në vitin 2001.

Pikërisht te Brescia rriti edhe Pirlon në krah të Roberto Baggios

Po ashtu, Mazzone ishte njeriu që promovoi Francesco Tottin te Roma duke e bërë pjesë të skuadrës së parë vetëm në moshën 17-vjeçare me ish-sulmuesin që më pas përfundoi duke u shndërruar në një legjendë të verdhekuqve.