Ai menaxhon mbi 1 mijë biçikleta në Tiranë, por sot është në kërkim të biçikletës së tij.
Ened Matos, aktivisti i njohur i pedalimit që kryeson aktivitetet në thelb ambjentaliste, i kanë vjedhur biçikletën dy ditë më parë në Don Bosko.
Nëse mund të quhej si një ndër ngjarjet me të shpeshta në vend, dhe ndoshta pa interes mediatik, për Enedin ajo biçikletë mban kujtime, emocione që nuk janë vetëm personale por edhe familjare.
“Prej 8 vitesh jam lidhur emocionalisht, jo vetëm unë por dhe fëmijët e mi, pasi tek ajo biçikletë janë rritur. Janë 8 vite të jetës time ndërsa për Ecovolis është një simbol”.
Gjithçka ka ndodhur pranë një punishteje për prodhimin e biçikletave në zonë e don Boskos në Tiranës. Enedi thotë se gabitësitë vepruan me shpejtësi, por sot ka një mesazh se si mund ti shpërblejë ata.
“Unë preferoj ta shkëmbej me biçikletë. Kështu shtojmë dhe një tjetër që nget biçikletën, edhe pse ata nuk e meritojnë. Megjithatë për mua do të thotë shumë”.
Ai i bën thirrje çdo qytetari që ka informacion të drejtohet policisë ose vetë Enedit, që ai të gjejë biçikletën e tij, që për 7 vite ka pedaluar me të.