Strukturat vendore të PD kanë propozuar si kandidat për Bashkinë e Dibrës, për zgjedhjet e 6 marsit, Luan Hakën. Me këtë propozim plotësohet edhe gjashtëshja e kandidatëve të PD për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Demokratët e Rrogozhinës kërkojnë që në Bashkinë e tyre kandidati të jetë kryetari i kësaj dege Ferdinant Saraçi.
Në Shkodër është propozuar Xhemal Bushati, teksa për bashkinë e Vorës është propozuar Ymer Marku.