Politika Zbulohet logoja e 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim: Mirëpresim arritjet që do...

Zbulohet logoja e 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim: Mirëpresim arritjet që do të vijnë

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka prezantuar logon që do të jetë i pranishëm në çdo event zyrtar për të celebruar gjatë vitit këtë datë të rëndësishme.

Përmes një videoje, ambasadorja Kim e ka cilësuar si gur kilometrik të rëndësishëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

“Përgjatë gjithë vitit 2022, ambasada e SHBA-së do të përkujtojë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona të mrekullueshme. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju logon që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm. Shpresoj të jeni dakord se ajo shpreh miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar nëpërmjet ngjyrave, skicimit dhe fjalëve. Ajo që personalisht më pëlqen më shumë është që numri 100 përfshin simbolin e pafundësisë”, thotë ambasadorja, e cila shton se “ne festojmë se sa shumë kemi ecur së bashku dhe gjithashtu mirëpresim arritjet që do të vijnë”.