Prostitucioni mund të bëhet i jashtëligjshëm në Spanjë. Duke folur për mbështetësit në përfundim të kongresit 3-ditor të partisë së tij socialiste në Valencia, kryeministri Pedro Sanchez u zotua të kriminalizojë prostitucionin, që siç tha skllavëron gratë.
Prostitucioni u dekriminalizua në Spanjë, në vitin 1995 dhe në 2016, OKB vlerësoi se industria e seksit në vend kapte vlerën e 3.7 miliardë eurove.
Sipas një studimi të 2009-s, një në tre burra spanjollë kishin paguar për marrëdhënie seksuale. Megjithatë, një tjetër raport i publikuar po atë vit, sugjeroi se të dhënat mund të arrijnë deri në 39 për qind dhe në 2011 një studim i OKB-së e citoi Spanjën si qendrën më të madhe të prostitucionit në botë, pas Tajlandës dhe Porto Rikos.
300 mijë gra punojnë si prostituta në Spanjë. Sipas ligjit në fuqi, nuk parashikohen ndëshkime për personat që paguajnë për shërbime seksuale, megjithatë tutorët dhe shfrytëzimi i prostitucionit janë të ndaluara.