Dy vajza me shtetësi amerikane dhe bjelloruse janë proceduar nga policia, pas zbulimit të një “foleje” prostitucioni në qytetin bregdetar.
Së bashku me to janë proceduar penalisht edhe dy klientë të tyre, një 20-vjeçar dhe një 56-vjeçar shqiptar.
Prostitucioni sipas uniformave blu ushtrohej në ambientet e një pallati.
“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasin R. G., 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe për shtetasit N. B., 56 vjeç, T. S., 28 vjeçe dhe A. P., 36 vjeçe (me shtetësi amerikane dhe bjelloruse). Të 4 shtetasit u kapën në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4, teksa shfrytëzonin për prostitucion ose ushtronin këtë veprimtari kriminale.”
Efektivët kanë sekuestruar 3 pasaporta, 5 celularë dhe shuma parash të valutave të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari.