Kryesore Protesta e 11 majit, Kryemadhi kërcënon: ’97-ta asgjë në krahasim me atë...

Protesta e 11 majit, Kryemadhi kërcënon: ’97-ta asgjë në krahasim me atë që do ndodhë

Monika Kryemadhi ka deklaruar mbrëmë se viti 1997 nuk do të jetë asgjë në krahasim me atë që do të bëjnë shqiptarët tani.

Në një lidhje për emisionin ‘Të paekspozuarit’, Kryemadhi ka folur në lidhje me protestën e ditës së shtunë dhe ka thënë se Edi Rama është i destinuar të shkojë drejt fundit të tij politik.

“Çfarë të duan qytetarët  do të bëjmë pasnesër. Do të ketë më shumë njerëz. Po të jetë aq trim Rama, të shkojë nesër në zgjedhje. T’u garantojë shqiptarëve zgjedhjet, ‘97-ta s’do të jetë asgjë, sepse atëherë shqiptarët u ngritën për lekët, por sot nuk është çështje parash por as çështje tullash”, tha Kryemadhi.