Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, foli për betejë përfundimtare për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nëpërmjet valës së protestave që do të nisë në Shkurt.
“Opozita po del përballë historisë, dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm për popullin opozitar dhe partitë opozitare. Opozita ka vendosur në një betejë përfundimtare të përballet dhe të përmbysë regjimin e Kakistrokacisë, Kakistos më i keqi. Në qoftë se ka një regjim që keqësoi imazhin e këtij vendit, pas Enver Hoxhës është ai Edi Ramës.”
Më tej, Berisha e krahasoi kryeministrin Rama me Presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro dhe tha se për rrëzimin e tij dhe garantimin e një qeverie që mund të çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet ë paguhet çdo çmim.
Blendi Fevziu: 16 persona kanë vdekur sot për të hequr Maduron në Venezuelë. E merr këtë kosto opozita shqiptare?
Sali Berisha: Çdo çmim duhet të paguhet për lirinë. Maduro duhet të përfundojë në koshin e plehrave të historisë. Përndryshe këtu s’ka zgjedhje. Ju vetëm një dosje keni parë, s’keni parë dosjet e tjera. Do shikoni dosjen tjetër ju të Gjiknurit.