Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar dhe njëherë të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në datën 6 Dhjetor, ditë që do të jenë në Tiranë liderët europianë për samitin BE-BP.
Berisha ka përshëndetur deklaratën e Komisionit Evropian, që sipas tij, tregon se liderët e shteteve që do vijnë në Tiranë më 6 dhjetor për Samitin BE-Ballkani Perëndimor “vijnë këtu për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri dhe natyrisht vijnë këtu, kanë përzgjedhur Tiranën edhe për qëllimet e tyre gjeostrategjike”
Berisha u shpreh se protesta e 6 dhjetorit ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, emigracion dhe kudo.
Sali Berisha: Siç keni ndjerë dhe konstatuar, protesta e 6 Dhjetorit ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, emigracion, diasporë dhe kudo. Por, para se të adresoj thirrjen time, kam një falënderim të përzemërt për Komisionin Europian, përfaqësinë e tij, me deklaratën e djeshme, u dëshmuan shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar, vijnë këtu për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri dhe natyrisht vijnë këtu, kanë përzgjedhur Tiranën edhe për qëllimet e tyre gjeostrategjike. Thirrja dhe kërkesa që liritë e të drejtat e qytetarëve të respektohen, ishte përgjigjja më e shkëlqyer që morën Edi Rama dhe tellallët e tij, të cilët në reagimin e tyre të tmerruar nga protesta, të krijonin përshtypjen se në këtë vend, se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra dhe presidentë të vendeve të lira, të zgjedhur me votën e lirë, por po mblidheshin diktatorët e të gjithë botës. Kjo mori përgjigjen përfundimtare me deklaratën.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së Berisha u shpreh se më 6 Dhjetor në orën 12:00 të shprehim mbështetjen për vlerat evropiane para lidershipit të Bashkimit Europian. Kryedemokrati nuk ka ngururar që të ftojë dhe nxnësit dhe studentët të jenë pjesë e kësaj proteste.
Sali Berisha: Pikërisht është dhunimi i këtyre vlerave, absolutisht faktori më themelor i shndërrimit të shqiptarëve për herë të dytë në 30 vite në boat-people. Në njerëzit e gomoneve. Ju besoj se i patë statistikat e djeshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Shqiptarët tejkalonin me distancës sirianët dhe afganët. Është një rast për të shprehur me dinjiteti, me civilitet, zërin tuaj, para lidershipit të BE. Është e martë, është ditë pune, ora 12, por sakrifica ia vlen. Unë kam besim se do jenë të pranishëm. Ftoj nxënësit e shkollave që atë ditë t’ia kushtojnë të ardhmes së tyre evropiane, ftoj studentët nga mbarë vendi, të mblidhen në Tiranë. Është një rast unik, i papërsëritshëm, që ne të shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për vlerat evropiane. Janë kaq në rrezik në Shqipëri.