Kryesore Protesta e opozitës: Blindohet Tirana, një mijë efektivë dhe forcat speciale në...

Protesta e opozitës: Blindohet Tirana, një mijë efektivë dhe forcat speciale në gatishmëri

Sali Berisha u tregua i rezervuar sot lidhur me skenarin e protestës së thirrur nga opozita pasditen e së shtunës, por Edi Ramës i tregoi se zemëratën ndaj keqqeverisjes së tij, qytetarët do ta demonstrojnë në çdo formë të mosbindjes civile.

“Populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile që ka si synim madhor përmbysjen e këtij regjimi. Ju po e shihni, sirenat e zemërimit dhe urrejtjes ndaj kësaj qeverie, të lidhur kryekëput me krimin, drogën, vjedhjen dhe mashtrimin”, tha Berisha.

Policinë e ftoi të mos bëhet mercenare e Kryeministrit Rama duke provokuar qytetarët në protestë.

“Të mos bëhet mercenare e Edi Ramës. Mjerë ai që i prek”, paralajmëroi Berisha.

Ndërkohë, Tirana do të blindohet nesër dhe rreth 1 mijë efektivë do të jenë në gatishmëri për protestën.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat speciale, ndërsa do të ketë kufizim dhe të qarkullimit të mjeteve.

Ndërkohë, nuk ka informacione për trazira të mundshme.