Sport Miqësorja me Shqipërinë, Italia me talentet e Juventusit në Tiranë

Miqësorja me Shqipërinë, Italia me talentet e Juventusit në Tiranë

Shqipëria dhe Italia do të zhvillojnë një ndeshje miqësore më 16 nëntor në “Air Albania”.

Ndërsa na ndajnë edhe pak ditë nga kjo përballje Italia ka bërë publike listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Tiranës për këtë takim.

Dy talentet e Juventusit, Fabio Miretti dhe Nicolo Fagioli janë risitë më të mëdha të Italisë. Kombëtarja e kaltër do të prezantohet me një ekip përgjithësisht me emra të rinj në Tiranë për miqësoren e 16 nëntorit. Rikthehen Chiesa dhe Zaniolo, ndërsa për herë të parë grumbullohet edhe lojtari i Udineses, Pacundi.

Immobile, Jorginho dhe Spinazzola nuk do të bashkohen me grupin për shkaqe të ndryshme, ndërsa në Tiranë, Italia do të luajë sfidën numër 400 të historisë së saj ku numëron 294 fitore, 115 barazime dhe 90 humbje.

Sulmuesi i Udineses, Simone Pafundi është vetëm 16 vjeç, ndërsa juventini Fabio Miretti sapo ka mbushur 19 vjeç dhe është një tjetër emër që e ul ndjeshëm moshën mesatare të kampionëve të Europës.

Lista e lojtarëve që janë ftuar për miqësoren me Shqipërinë:

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain), Alex Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lazio), Guglielmo Vicario (Empoli);

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonuçi (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Emerson Palmieri (West Ham), Federico Gatti (Juventus), Pasquale Mazzoçhi (Salernitana), Giorgio Scalvini (Atalanta), Rafael Toloi (Atalanta);

Mesfushorë: Nicolo Barella (Inter), Bryan Cristante (Rome), Nicolo Fagioli (Juventus), Davide Frattesi (Sassuolo), Fabio Miretti (Juventus), Matteo Pessina (Monza), Samuele Ricci (Torino), Sandro Tonali (Milan), Marco Verratti (Paris Saint-Germain);

Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Wilfried Gnonto (Leeds), Vincenzo Grifo (Friborg), Simone Pafundi (Udinese), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Napoli), Gianluca Scamaça (West Ham), Nicolo Zaniolo (Roma).