Nën moton “O sot, o kurrë” ka përfunduar protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë.
Protesta ka zgjatur për rreth 2 orë, ku nuk munguan as përplasjet e protestuesve me forcat e policisë, të cilët hodhën fishekzjarre dhe molotov ndaj godinës së Kryeministrisë.
Në protestë mbajtën fjalën e tyre deputetët e opozitës dhe gjithashtu edhe kryedemokrati iu drejtua në një fjalim të gjatë qytetarëve, ku nuk munguan akuzat ndaj qeverisë Rama.
Berisha tha se protesta e sotme është rikthim i opozitës që ka ngjallur besim tek qytetarët shqiptarë.