Menjëherë pas protestës së mbrëmshme të opozitës në policia janë shoqëruar 61 persona, ndërsa 30 janë arrestuar.
Në protestën e tre orëshe të opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku mbetën të lënduar disa persona.
Nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmuan se të plagosur mbetën 13 persona, 10 prej të cilëve policë dhe 3 qytetarë.
Protesta nisi me fjalën e Bashës para kryeministrisë, ku protestuesit hodhën shashka dhe flakadanë.
Ndërsa dhuna degjeneroi përpara Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Këta të fundit iu përgjigjen duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës.
Faktori ndërkombëtar dënoi dhunën, ndërsa protesta e radhës do të mbahet në 8 qershor.
Në fjalën përmbyllëse, Basha tha se koha e fjalëve ka mbaruar dhe tashmë fjalën e kanë qytetarët.