Një ditë pasi Parlamenti miratoi me 82 vota pro paketën antishpifje, një grup studentësh protestuan para sheshit të Kryeministrisë në mënyrë simbolike kundër censurës.
Studentët kundërshtojnë atributet që ligji i jep AMA-s dhe AKEP-it mbi mediat.
Fillimisht të rinjtë kanë vendosur disa televizorë në tokë, pranga dhe etike me mbishkrimin gjobë.
Ndonëse nuk janë pjesë e medieve, studentët shprehen se ky ligj ngjason me rikthimin e nenit 55 në kohën e diktaturës për agjitacion e propagandë, ndërsa protestën do e vijojnë edhe gjatë ditëve të tjera.
Ndonëse protesta ishte paqësore, forca të rendit dhe grupit Shqiponja qëndruan para Kryeministrisë për mbarëvajtjen e protestës.
Në përfundim të protestës që zgjati disa minuta, studentët simbolikisht hodhën në kazanët e kryeministrisë televizionet e thyer.
Protesta pati edhe nga gazetarët të mërkurën para Kuvendit para miratimit të ligjit.
Paketa antishpifje ngjalli shumë debat dhe kundërshti në opinionin publik.