Qytetarë të shumtë u mblodhën në shenjë proteste përpara ambasadës ruse në Tiranë, të dielën.
Ata bënë thirrje që të ndalet agresioni rus i cili deri tani u ka marrë jetën dhjetëra civilëve dhe qindra ushtarëve.
Për të kundërshtuar sulmin rus ndaj Ukrainës, – sulm i cili vijon për katër ditë me radhë -, demonstruesit shpalosën një flamur të madh, ukrainas.
“Stop luftës”, “Putin, terapia kushton më pak se lufta”, “Bota duhet ta ndalojë Rusinë”, shkruhet në pankartat në duart e protestuesve.
Protesta kundër luftës janë zhvilluar edhe herë të tjera para ambasadës ruse në Tiranë, që prej fillimit të sulmit rus.
Protesta janë zhvilluar edhe në vende të tjera të Europës si Gjermania, Britania, Italia, si edhe Rusia.
Në Rusi policia ka arrestuar rreth 4000 mijë protestues që kanë ngritur zërin kundër luftës në Ukrainë.