Më shumë se 100 persona u arrestuan një ditë më parë nga policia gjermane teksa ishin duke protestuar për të kundërshtuar masat kufizuese të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Qindra njerëz u mblodhën rreth sheshit “Rosa Luxemburg” të Berlinit për të protestuar ndaj vendimit të autoriteteve.
Kryeqyteti gjerman ka ndaluar grumbullimet e më shumë se 20 personave në mënyrë që të frenojë përhapjen e pandemisë COVID-19. Faqja zyrtare e organizatorëve të protestës bëri thirrje për “përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme”. Disa nga demonstruesit mbanin bluza duke akuzuar kancelaren, Angela Merkel për “ndalim të jetës”, ndërsa të tjerët brohorisnin “liri”.
Të tjerë mbanin pankarta ku lexohej “Stop lobit farmaceutik”. “(Kufizimet) shkojnë shumë larg dhe besoj se unë mund t’i marr vetë vendimet e mia. Nuk dua të jem e detyruar të bie dakortd me këto masa”, u shpreh njëra nga protestueset.
Në një deklaratë për mediat policia tha se ajo vazhdimisht u kërkoi protestuesve të shpërndaheshin në mënyrë që të respektonin rregullat e distancimit shoqëror, por u detyrua të thërriste përforcime kur thirrja e tyre nuk u mor parasysh.
Pakënaqësia publike me rregullat e izolimit po rritet gradualisht në Gjermani ku kundërshtohen masat e bllokimit thirrje që udhëhiqen nga e djathta, forca kryesore e opozitës në Parlamentin gjerman, e cila bën thirrje për rihapjen e menjëhershme te bizneseve.