Aktualitet Mbërrin në Rinas avioni me 126 shqiptarë nga Brukseli, nesër fluturimi nga...

Mbërrin në Rinas avioni me 126 shqiptarë nga Brukseli, nesër fluturimi nga Vjena

Avioni me 126 shtetas shqiptarë nga Brukseli mbërriti në orët e pasdites së sotme në Rinas. Shqiptarët e riatdhesuar do të karantinohen për 14 ditë në hotelet e përcaktuara nga Ministria e Infrastrukturës në Durrës dhe Golem.

Pasi të mbarojnë periudhën e karantinimit ata do tu drejtohen  qyteteve ku banojnë për tu bashkuar me familjarët e tyre.

Procesi i riatdhesimeve vijon prej datës 18 prill. Ndërkohë nesër, e hënë 27 prill, do të ketë një tjetër fluturim, këtë herë nga Vjena.

Listës së destinacioneve i shtohen edhe Madridi dhe Bukureshti në ditët në vijim.

Ndërkohë në Korçë, në 24 orët e fundit janë futur drejt territorit të Republikës së Shqipërisë 26 emigrantë të tjerë të cilët kanë pranuar kushtet e firmosur procedurat për karantinim për 14 ditë.

Numri në total i emigrantëve të vendosur në 5 hotele, 3 në Korçë e 2 në Pogradec, është 274 persona.

Deri me tani asnjëri prej tyre nuk është konfirmuar me Covid-19.