Aktualitet Protesta para Kuvendit, Gjykata liron tetë të arrestuarit

Protesta para Kuvendit, Gjykata liron tetë të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka liruar 8 të arrestuarit për protestën e 5 marsit, për të cilit prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Lirimi i tyre u bë me arsyetimin se nuk ka prova bindëse për atë çfarë akuzoheshin.

Sipas prokurorisë, të arrestuarit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe kanë hedhur në drejtim të tyre sende të forta dhe flakadan.

Prokurori kërkoi në fund, caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për të 8 të ndaluarit.

Nga ana tjetër, mbrojtja e konsideroi arrestimin të paligjshëm që bëhet për të trembur njerëzit dhe të mos marrin pjesë në protesta.