12 persona janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës si organizatorë të protestës së djeshme në Tiranë. Një grup qytetarësh ishin mbledhur për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur lokalet e natës për shkak të pandemisë.
Gjatë zhvillimit të tubimit, policia u bëri thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi nuk kishin marrë leje për zhvillimin e protestës. Më pas uniformat blu ndërhynë duke shpërndarë protestuesit dhe shoqëruan disa prej tyre.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u proceduan në gjendje të lirë 12 persona për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme dhe pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit.