Indinjata e jashtëzakonshëm popullore e pati efektin e saj. Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka njoftuar tërheqjen zyrtare të projektligjit për ekstradim.
Ishte pikërisht projekt-ligji që lejonte ekstradimin e banoreve të Hong Kongut nw Kinwn kontinentale shkaktari i trazirave disa mujore të cilat jo rrallëherë përfunduan në episode dhune. Protestat spontane të rrugës u shndërruan shpejt në një lëvizje më të gjerë, që bënte thirrje për hetime të pavarura të brutalitetit të policisë, dhe për demokraci më të madhe në Hong Kong.
Lam kishte deklaruar më parë se projekt-ligji ishte “i vdekur”, e megjithatë, nuk e kishte tërhequr, duke i nxitur njerëzit të vazhdonin të dilnin nëpër rrugë. Një ditë më parë, ajo mohoi të kishte ofruar dorëheqjen, edhe pse, sipas në audio-incizimeve, që rrodhën në publik, kuptohej se donte ta bënte një të tillë.
“Sikur të kem zgjidhje, gjëja e parë do të ishte dorëheqja”, thoshte Lam në një takim privat të udhëheqësve të biznesit.
Hong Kongu iu dorëzua Kinës nga Britania në vitin 1997, nën parimin “një shtet, dy sisteme”. Sipas këtij parimi, territori ka pavarësinë e tij gjyqësore, legjislaturën e tij, sistemin e tij ekonomik dhe dollarin e tij, ndërsa Pekini ruan kontrollin mbi çështjet e jashtme e ato të mbrojtjes.