“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Barcelona nuk e meriton këtë”. Kështu ka deklaruar ditën e sotme udhëheqësi i Barcelonës, Ada Colau, duke bërë thirrje për qetësi dhe ndërpreje të protestave të dhunshme nga separatistët katalonas.
Ai tha se protesta e së premtes ka qenë më e rënda në ditët e fundit, ku për shkak të tensioneve, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Protestuesit janë të zemëruar nga vendimi i Gjykatës Supreme që dënoi me burg nëntë liderë separatistë.
Separatistët radikalë janë përplasur me policinë që nga e hëna në disa qytete. Autoritetet deklarojnë se më shumë se 400 persona janë lënduar, shumë nga ta zyrtarë policorë, derisa janë arrestuar 150 persona.