Ka “hyrë në lojë” dhe kryebashkiaku Veliaj sa i përket protestës studentore. Në një prononcim nga Londra ku ndodhej për një intervistë në Radio BBC, Veliaj ka cekur si pikë nga 8 kërkesat atë që ka të bëjë me kartën e studentit, për të cilën ka patur këtë arsyetim, meqë flitet se ka të bëjë me pushtetin lokal
“Bashkia do ta emetonte nëse universitetet do të mbeteshin shtetërore. Përsa kohë që morën pavarësinë e tyre, kjo është një nga detyrat që duhet të bëjnë. Por, atë mund ta bëjë edhe bashkia me kënaqësi, por duhet të ulemi. Ka disa detaje që duhen diskutuar edhe për Kartën e Studentit”, ka deklaruar Veluaj.
Në të përgjithshmen, ai u ka bërë thirrje studentëve që të mos “bien viktimë”, siç aludon ai, të dy partive në opozitë.
“Thirrja ime për studentët është: mos u influenconi nga partitë. E di që në çdo fakultet janë lacat e partisë që mundohen të ndezin zjarre të paqena. Thirrja ime është mos mendoni për politikanët që kanë hallin te zgjedhjet e ardhshme”, tha kryebashkiaku i Tiranës.