Asgjë nuk do të jetë më si më parë kur të riktheheni në vendin e punës.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin e masave higjeno sanitare COVID-19, niveli jeshil, për bizneset. Protokolli përcakton që administratori duhet të bëjë çdo ditë vlerësimin personal dhe të personave të punësuar nëse kanë simptoma të COVID-19. Maskat, higjenizuesi dhe dorezat sigurohen nga subjekti pronar. Personeli ndërkohë duhet të mbajë gjithë kohën maska e doreza. Gjatë orës së ngrënies duhet të shmangen vendgrumbullimet, ndërsa ndalohen dhe kontaktet fizike të punonjësve.
Masat e parashikuara janë:
Subjekti fillimisht verifikon objektin e veprimtarisë së tij duke vetëpërcaktuar nivelin e riskut sipas kodeve të veprimtarisë. Në rast të aktiviteteve me natyrë të përzier ku një subjekt ushtron disa aktivitetet, vetëpërcaktimi do të kryhet sipas adresave sekondare dhe llojit të çdo aktiviteti.
Administratori/Personi Fizik Tregtar kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe të personave të punësuar nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127.
Çdo punonjës/tregtar është i detyruar të deklarojë nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Çdo punonjës/tregtar që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë përfaqësuesin e entit administrues të tregut. Punonjësi duhe të telefonojë 127 dhe mjekun e familjes.
Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar.
Personeli i punësuar/Administratori/Personi Fizik Tregtar dhe duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse. Dorezat ndërrohen çdo ditë.
Personeli i punësuar/Administratori/Personi Fizik Tregtar dhe duhet të mbajë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Maska ndërrohet çdo 3 ditë.
Maskat mund të jenë edhe prej cope dhe në këtë rast duhet të ndërrohen çdo ditë.
Maskat, higjenizuesi dhe dorezat sigurohen nga subjekti pronar.
Në hyrje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60%.
Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta furnizues, shpërndarës etj. përfshirë përshëndetjet.
Personat e tretë si furnizuesit, shpërndarësit të lejohen vetëm të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse dhe pas dezinfektimit të duarve.
Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave si në ambientet e subjektit ashtu edhe në ambiente publike.
Punonjësit/tregtarët gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.
Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga subjekti. Klienti mban dorezat dhe maskën mbrojtëse çdo moment.
Duhet të garantohet dhe respektohet në çdo moment distanca prej 2 metra midis klientit dhe personelit të punësuar.
Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur bryllin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.
Punonjësi/tregtari kur kthehet në banesën e tij heq maskën dhe dorezat dhe lan duart e fytyrën për 20 sekonda me ujë dhe sapun. Dorezat dhe maska sipas rastit hidhen në kosh të mbyllur.
Punonjësit duhet të nxjerrin rrobat dhe uniformat e tyre në diell dhe ajrim pasi kthehen në banesë. Rrobat dhe uniformat duhet të lahen çdo 2-3 ditë.
Pas veprimeve me cash/karta krediti punonjësi dezinfekton duart me higjenizues.
Subjekti shërben vetëm një klienti në ambient, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në rradhë me distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Në ambientet më hapësirë mbi 30 metra katrorë mund të lejohet proporcionalisht një klient tepër për çdo 10 metra katrorë shtesë ambienti duke orientuar klientët në ruajtjen e distancës.
Përdorimi i kondicionerit për ngrohje-ftohje të kryhet vetëm për 20 minuta në çdo 1 orë.
Subjekti duhet të vendosë shenjat përkatëse në formë rrethi të pritjes në rradhë jashtë ambienteve të tij.
Subjekti duhet të afishojë në një vend të dukshëm në fasadë mundësinë e blerjeve online, mundësinë e rezervimit të takimit online apo me telefon. Rekomandohet sa më shumë shërbimi delivery në adresë.
Subjekti duhet të vendosë xham mbrojtës (ose plexiglass) klient shitës dhe shirit distance në banakun e arkës.
Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik shitës-klient.
Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, sidomos të tavolinave, banaqeve, telefonave dhe çdo hapësire ku ka patur kontakt prekje.
Subjekti duhet të sigurojë ajrim sipas mundësisë minimalisht 3 herë në ditë. Ky detyrim për subjektet si parfumeri apo gjatë të cilave prodhohen gazra duhet të kryhet 6 herë në ditë.
Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.
Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.
Subjekti të afishojë të plotë protokollin jeshil sipas tekstit të miratuar.
Subjekti duhet të afishojë detyrimin për vetëvlerësim të simptomave nga klientët dhe personeli i punësuar/administratori/personi fizik tregtar sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.