“Presidenti Vladimir Putin i mban gjithmonë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ato strategjike, kudo që ndodhet”.
Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kur u pyet nëse presidenti Putin e kishte me vetë “valixhen bërthamore” gjatë fundjavës në Siberi me ministrin e Mbrojtjes.
Peskov gjithashtu shtoi se këto pajisje strategjike janë në çdo udhëtim të Putin përfshirë dhe ato jashtë vendit.
Shërbimi fotografik i realizuar në tajgë së bashku me frazën “valixhja bërthamore” që janë realizuar nga Tass mund të jenë pjesë e strategjisë diplomatike të Moskës kundër Shteteve të Bashkuara.
Tensioni mes dy vendeve së fundmi janë rritur ndjeshëm pasi presidenti Biden refuzoi të kishte një përballje të drejtpërdrejt me Putin.