Partia Socialiste e Shqipërisë ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion me debat në seancën e së enjtes pas vendimit të Presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit pa afat.
Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.
Kryesia e Partisë Socialiste mori sot vendimin politik për të nisur pa vonesa procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta për në seancën plenare të Kuvendit, të enjten pas vendimit te kreut te shtetit per te anuluar zgjedhjet.