Kryesore PS gjen zgjidhjen për zëvendësimin e Voltana Ademit. Basha takon Kryemadhin

PS gjen zgjidhjen për zëvendësimin e Voltana Ademit. Basha takon Kryemadhin

Pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit, pritet që të hënën të bëhet konstituimi i këshillit bashkiak të Shkodrës. Partia Socialiste është këshilluar me ekspertët ligjorë dhe do të vijojë procedurat për bashkinë e Shkodrës.

Këshilli i ri që do të betohet pritet të konfirmojë se mandati i Voltana Ademit si kryebashkiake ka përfunduar dhe zëvendësimi i saj do të bëhet me një prej nënkryetarëve. Një prej nënkryetarëve pritet të komandohet në krye të bashkisë deri në organizimin e zgjedhjeve lokale në Shkodër.

Pas zhvillimeve të fundit në Shkodër, edhe opozita po koordinon qëndrimet. Për këtë çështje, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar sot në selinë blu me kreun e demokratëve, Lulzim Basha.

Vetë kryeopozitari tha se krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.