Kryesore PS, kërkesë në KQZ për regjistrim në zgjedhjet e 30 qershorit

PS, kërkesë në KQZ për regjistrim në zgjedhjet e 30 qershorit

Pavarësisht situatës politike në vend, Partia Socialiste ka dërguar mesditën e sotme kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Dokumenti i dorëzuar në KQZ, mban firmën e sekretares për Koordinimin Elektoral, Blerina Gjylameti.

Deri tani, ende nuk është e qartë nëse partitë opozitare, të cilët dogjën mandatet, do të marrin pjesë në këto zgjedhje.