Është miratuar me shumicë votash buxheti i bashkisë së Durrësit.
LSI ka bashkuar votat me këshilltarët socialistë dhe aleatët e tyre në miratimin e buxhetit dhe pikave të tjera të rendit të ditës, ndërsa këshilltarët e PD e bojkotuan, nuk morën pjesë në këtë mbledhje të fundvitit.
Këshilltarja e LSI-së Edlira Hyseni propozoi disa ndryshime, të cilat u pranuan nga administrata bashkiake për t’u përfshirë në dokument.