Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste nuk pritet të sjellë “ndëshkime” për ato që nuk kanë kryer siç duhet detyrën, por vetë kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të ketë riorganizime në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 2025.
“Kjo është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh me hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të objektivit për t’u riorganizuar në zgjedhje. (…)Nuk kemi asnjë plan për të bërë ndryshime, por për të bëjë një analizë dhe për të ndërmarrë veprime të tjerë. Fjala “ndëshkim” nuk i shkon PS, riorganizim po”, tha Rama.
Ai zgjodhi që të mos bëjë asnjë koment për akuzat e ish numrit 2 të PS-së, Arben Ahmetaj sipas së cilit Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë “koka” e inceneratorëve.
“PS është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi të vetëdijshëm që është më e nevojshme një hapje e madhe e partisë dhe një përfshirje sa më e gjerë e atyre që kanë nevojën e brendshme që të kontribuojnë”, tha Rama.