Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste për të diskutuar mbi mbajtjen e Kongresit të 23 marsit në Pallatin e Kongresit si edhe zgjedhjet lokale.
Nuk ka munguar edhe një ftesë për ish-liderin e PS, Fatos Nano.
Mësohet se aktiviteti do të jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme.
Fjalën kryesore do ta mbajë kryetari i PS-së Edi Rama.
Gjithashtu në këtë takim do të shpallet lista e këshilltarëve bashkiakë vetëm për Tiranën.
Është menduar që të ketë fjalime nga disa prej ministrave dhe disa nga kryebashkiakët në vend.