Në orë 11:00 starton sërish seanca sot në Kuvendi.
Lajmërohet se në këtë seancë grupet parlamentare do të dorëzojnë zyrtarisht emrat dhe përbërjet e Komisioneve Parlamentare dhe organeve drejtuese të Kuvendit, të cilat PD dhe LSI i zgjodhën dje.
Gjithashtu bëhet me dije se Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë para seancë së Kuvendit rreth orës 9:00, për të përcaktuar emrat që do të drejtojnë 5 komisionet parlamentare si dhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione.
Partia Demokratike do të drejtojë 2 nga komisionet parlamentare teksa një i ka lënë Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryesimin e Komisionit të Shëndetësisë me propozim si kryetar, Petrit Vasilin.
Gjithashtu emrat e propozuar nga PD për kryetar të komisionit të Medias është Albana Vokshin dhe Genc Pollon si kryetar të komisionit të Integrimit.
Rendi i ditës në Kuvend
- Njoftime (Nenet 7, 13, 14, 44, pika 3 e Rregullores)
- Projektvendim “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve, Byrosë dhepërbërjen e Sekretariateve të Kuvendit” (Nenet 8, 9, 10 dhe 10/1Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)Koha e votimit·
- Projektvendim “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershmetë Kuvendit” (Nenet 21, 22 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)Koha e votimit·
- Projektvendim për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar tëprojektvendimit “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 166,datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit tëRepublikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (Neni 28 i Rregullores, votim me
shumicë të thjeshtë)