Përfundon procesi i numërimit në bashkinë e Poliçanit, Qarku Berat.
Rezultati ka nxjerrë fituese Partinë Socialiste me 3871 vota ose 65.97% të votave, Partia Demokratike ka marrë 1045 vota ose 17.81% të votave, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 864 vota ose 15.72% të votave.
Në Poliçan kanë rezultuar 5868 vota të vlefshme. Ndërkohë në bashkitë e tjera të qarkut Berat vijon numërimi i votave dhe PS është në avantazh.
Ka përfunduar numërimi në bashkinë e Përmetit, pjesë e qarkut Gjirokastër.
46 kutitë e kësaj bashkie janë numëruar dhe sipas rezultatit fituese është Partia Socialiste me 3466 vota, e pasuar nga PD me 1939 vota dhe LSI me 527 vota.
Në krahasim me 2017, shihet se LSI është “shkrirë”.
Rezultati në 2017 për këtë Bashki ishte: PS, 3857, PD 2004 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, 1433 vota.