Kryesore PS shpëtoi Olta Xhaçkën, Bardhi: Asgjësuan Gjykatën Kushtetuese. Mesazhi mafioz që Rama...

PS shpëtoi Olta Xhaçkën, Bardhi: Asgjësuan Gjykatën Kushtetuese. Mesazhi mafioz që Rama i dha SPAK-ut

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas vendimit të Kuvendit, i cili pas një seance dhe diskutimesh që zgjatën për disa orë, votoi kundër kërkesës së grupit parlamentar të PD për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Bardhi e cilësoi këtë vendim si një ditë të zezë për kushtetueshmërinë në vend që gjithashtu zhbën dhe reformën në drejtësi.

“Pa diskutim unë nuk pres nga Edi Rama, e kam ditur mirë raportin që ka me dretësinë dhe zbatimin e parimeve të shtetit ligjor.

Kodi me mesazhi mafioz që Rama i përcolli Prokurorisë së Posaçme është që nuk mund ta prekë Olta Xhacckën.

Nuk ka asnjë dallim mes një vendimi të Kushtetueses dhe një të gjykatës së Posaçme. Sot vranë kushtetutshmërinë dhe reformën në drejtësi. Një ditë e zezë për Shqipërinë, për parlamentin. Do marrim një vendim nëse do t’i drejtohemi më Kushtetueses. Nëse Kushtetuesja ka dhënë një vendim dhe atë e zbeh parlamenti atëherë kur vendimet e saj nuk zbatohen, anëtarët e saj e marrin rrogën kot. Kushtetuesja u asgjësua. Nëse Xhaçka nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese atëherë përse ta bëjë një qytetar i thjeshtë”, tha Bardhi.