Është e çuditshme, por ka ndodhur. Shumë adoleshentë në botë kanë fshirë postimet e tyre nga Instagrami dhe nuk kanë dëshirë të ekspozohen aq shumë në rrjete sociale.
“Brezi im po bëhet shumë më mirë i në menaxhimin e internetit. Ka pasur raste kur të gjithë jemi nxehur me diçka dhe kemi postuar pafund për gjithçka që kemi ndjerë, por kjo nuk është rruga e duhur”, thotë Bree Ford, një 16-vjeçare nga Harrisburg në SHBA.
Vendimet se çfarë do të ndajnë, me kë dhe për sa kohë, kanë qenë një ndër gjërat më të preferuara të adoleshentëve.
Sipas ekspertëve llogaritë e rrjeteve sociale në Instagram në veçanti, për adoleshentët shërbejnë për të qenë më social dhe për të komunikuar me më shumë njerëz.
“Ata kanë qenë duke e menduar veten e tyre si markë dhe janë të vetëdijshëm për nevojën e madhe për vëmendje, por tashmë e kanë kuptuar se kjo formë është një gabim”, u shpreh ajo.
Bree tregoi se kohët e fundit kishte postuar një fotografi dhe kishte shkruar se, ishte shumë e lumtur me zgjedhjet që bën në jetën e saj dhe si i kishte larguar ata që nuk i duheshin.
“Pasi e postova fotografinë, mendova me vete se kjo do të ishte dekurajuese për çdo njeri. Ndër të tjera njerëzit që e njihnin do të mendonin se ajo kishte diçka në veçanti ndërkohë që postimi i saj është kot”, u shpreh ajo.
Një zëdhënëse e Instagramit tha se krijimi i llogarive bëri që njerëzit të kuptonin se ata dëshironin të postonin informacione rreth jetës së tyre. Ndërsa në fund të vitit 2018 Instagrami bëri të mundur që të përshkruanim një listë për miqtë që do t’i lejonim të shihnin postimet tona, pa pasur kështu nevojë të kemi dy llogari të ndryshme në Instagram, një metodë kjo që është përdorur gjerësisht nga adoleshentët që nuk donin që prindërit apo të afërmit të shihnin postimet e tyre.
Adoleshentë thonë se postimet në “story” nuk kanë një kohë të mjaftueshme për ta, pasi jo të gjithë miqtë e tyre i shohim të gjitha postimet.
Gabriel Balazs nga San Diego tregon se në fillim të klasës së tetë kishte parë postimet e tij në Instagram dhe i ishin duke qesharake dhe i fshiu të gjitha.
“Mendova se ishte një ide më e mirë të shpëtoja prej tyre dhe të postoja gjëra që kanë kuptim”, tregoi ai.
Tashmë në moshën 15-vjeçare, Gabriel i fshin gjithnjë postimet në çdo tre muaj. Tashmë të rriturit janë të surprizuar, pasi herë pas herë ata vinin në diskutim këtë qasje të adoleshentëve. Sofia Boehm, një adoleshente 15-vjeçare tregon se nëna e saj është habitur, kur nuk ka parë asnjë postim të saj gjatë muajit të fundit.
“Fillimisht ajo mendoi se po e fshihja postimet e mia prej saj, por në të vërtetë nuk kisha postuar asgjë. Ndërkohë që po shikoja fotografitë që kisha bërë para dy apo tre vjetësh kuptova që nuk doja që njerëzit e tjerë të shikonin ato fotografi”, tha ajo.
Ekspertët e rrjeteve sociale janë shprehur se kjo qasje e re e adoleshentëve do të bëjë që ata të jenë gjithnjë e më të rezervuar në rrjete sociale, duke ruajtur privatësinë e tyre por edhe duke mos pasur asnjë rrezikshmëri për transparencën e sulmeve kibernetike./The Wall Street Journal/