Bota SHBA, shënohet vdekja e parë nga koronavirusi

SHBA, shënohet vdekja e parë nga koronavirusi

Një grua në shtetin e Uashingtonit ka vdekur nga koronavirusi duke shënuar rastin e parë të vdekjes në SHBA. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyrtarët e shëndetit publik. Presidenti Trump duke iu referuar të dhënave më të fundit pas vdekjes së parë të raportuar në SHBA tha se ajo ishte një grua mbi 50 vjeç dhe me të dhëna mjeksore që tregonin rrezik të lartë për shëndetin.

Presidenti tha gjithashtu se nuk ka vend për panik dhe se çdo amerikan i shëndetshëm nëse preket nga COVID-19 do të jenë në gjendje të shërohet.

Nënpresidenti Mike Pence njoftoi gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se Uashingtoni do të ndalojnë udhëtimet drejt Iranit si përgjigje ndaj situatës së krijuar atje për shkak të koronavirusit të ri. SHBA gjithashtu kanë rritur nivelin e paralajmërimeve mbi udhëtimet drejt Italisë dhe Koresë së Jugut.

Të premten Shtetet e Bashkuara raportuan rastin e katërt me koronavirus për të cilat autoritetet thonë se nuk janë ende të qartë mbi mënyrën e infektimit të tyre.

Rasti më i ri u konfirmua në shtetin e Uashingtonit. Autoritetet në Oregon njoftuan gjithashtu të premten për një pacient i cili sipas tyre dyshohet se mund të jetë bartës i virusit, dy rastet e tjera janë identifikuar në Kaliforni.