Kulturë Pse Berlini për pak sa u përjashtua nga “La Casa de Papel”

Pse Berlini për pak sa u përjashtua nga “La Casa de Papel”

Ashtu si në sezonin e tretë dhe të katërt, Pedro Alonso, që luan personazhin e Berlinit në “La Casa de Papel”, u shfaq përmes kujtimeve të personazheve. Pavarësisht karakterit të tij, Berlini ka një numër të madh fansash që e simpatizojnë. Megjithatë, ky personazh për pak sa u përjashtua nga seriali.

Krijuesi i “La Casa de Papel”, Alex Pina, në një dokumentar të fundit “Money Heist: The Phenomenon”, foli rreth vendimit.

“Dikush më tha: Ky personazh nuk përshtatet me kohën. Duhet ta heqësh.”

Megjithatë Pina u shpreh se pavarësisht idesë për ta hequr nga seriali, një vendim i tillë nuk u mor, sepse Berlini i duhej fabulës.

“Ai është narcist dhe psikopat në shumë mënyra. Por ne na duhet një karakter i tillë. Audienca mund të vendosë lirshëm në anën e kujt dëshiron të jetë, apo jo?”

Pina shtoi se vazhdon të mendojë se personazhi i Berlinit është tërheqës në serial.

“Nëse televizioni është i çuditshëm, është sepse ka shumë gjëra të mërzitshme. Unë e di që ai nuk është njeriu me të cilin dëshironi që të martohet vajza juaj, por është një pasqyrë e shoqërisë.”

Në vazhdim, Alex Pina u shpreh se është i vetëdijshëm për lidhjen që ka publiku me Berlinin. Në këtë pikë, nuk është e përjashtuar mundësia e një spinoff për këtë personazh.

Në një intervistë për The Oprah Magazine vjeshtën e kaluar në Madrid, Pina pranoi se ekziston mundësia e realizmit të spinoff-eve për secilin nga anëtarët e bandës së Profesorit.

“Ne kemi mundësi për të realizuar disa spinoff dhe po e mendojmë vërtet për shkak të identitetit të fortë të personazheve. Mendoj që çdo personazh i ‘La Casa de Papel’ mund të jetë i denjë për spinoff. Do të donim t’i shihnim secilin prej tyre në kontekste të tjera. Mendoj që Arturito mund të trajtohet si një komedi e zezë. Berlini është gjithashtu personazh interesant. Ai është psikopat, egocentrist, narcist, delikuent, një përdhunues, por megjithatë ka njerëz që e adhurojnë sepse vlerëson miqësinë, besnikërinë dhe familjen.”