Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar sot në mbrëmje te emisioni ‘Të paekspozuarit’ ngjarjen kriminale të vrasjes së një shqiptari në Ekuador, person i cili ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.
Sipas tij në Ekuador janë vrarë 6 persona, mes tyre edhe 2 shqiptarë.
“Ky është shqiptari i dytë i vrarë për kokainë në Ekuador. Kohët e fundit shqiptarët kanë mbërritur ne Ekuador një shtetas që është një personazh që drejton grupin e kokainës, ka tetë vite që qëndron atje. Emri akoma nuk është bërë i ditur. Dyshohet që është viktima e gjashtë brenda 6 muajsh, dhe shqiptar është i dyti. Pozicionin e Kolumbisë e ka zënë, Ekuadori, Peruja, Bolivia. Ekuadori prodhuesi më i madh i kokainës në botë”, u shpreh Hoxha.
Hoxha deklaroi më tej se Policia Shqiptare ka dërguar oficerë në Ekuador, për të hetuar lidhjet e shqiptarëve me trafikun e kokainës.
“Policia shqiptare ka dërguar oficerë antidroge në Ekuador. Këta kane shkuar ne gusht te këtij viti në Ekuador. Nuk është bërë e ditur që Shqipëria ka çuar njerëz në Ekudaor edhe pse ka patur shpenzime të mëdha për të dërguar oficerë në Ekuador. Sot kemi te bëjmë me grupe kriminale që e kalojnë kontinentin”, u shpreh Hoxha.