Jeni në kërkim të një fruti të ëmbël, plot shije dhe vlera shëndetësore? Ananasi është zgjedhja fantastike. Ananasi është frut i adhuruar në gjithë botën, për shkak të shijes dhe aromës së këndshme që ka, mirëpo pakkush e di që është i shërueshëm. Ananasi filloi të përdoret në Amerikën e Jugut, ku eksploruesit e hershëm evropianë e quajtën atë boçë pishe për shkak të ngjashmërisë.
Ananasi rekomandohet edhe si ndihmë në humbjen e peshës trupore, për eliminimin e celulitit, kundër rrudhave dhe enjtjeve.
Ky frut popullor është i mbushur me ushqyes, antioksidantë dhe komponime të tjera të dobishme, siç janë enzimat që mund të luftojnë inflamacionin dhe sëmundjen.
Këtu janë tetë përfitimet shëndetësore të ananasit.
1-Përmban antioksidantë për luftimin e sëmundjeve.
2-Ananasi përmban enzimë proteolitike bromelaine, e cila merr pjesë në tretjen e ushqimit dhe zbërthen proteinat.
3-Ananasi ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit, gjithashtu rrit imunitetin.
4-Lehtëson dhimbjen e simptomave të sëmundjes së artritit
5-Ndihmon në shërimin më të shpejtë pas operacionit
6-Ananasi përmban edhe vitaminën A në formë të beta-karotenit, mirëpo përmban edhe në masën më të mirë të vitaminën B dhe kalcium.
7-Ananasi përmirëson funksionet imunitare dhe ul inflamacionin. Sistemi imunitar ka një rol mbrojtës së trupit kundër sëmundjeve.
8-Ai lufton mikroorganizmat e dëmshëm dhe përmirëson problemet e shkaktuara prej tyre.
Dietat e pasura me antioksidantë përmirësojnë pjellorinë. Ananasi përmban një sërë vitaminash dhe mineralesh të dobishme siç janë beta-karotene, vitaminë C, bakër dhe zink. Shumë prej këtyre elementëve bëjnë meshkujt dhe femrat më pjellorë.