Dieta braziliane është një nga dietat më të njohura në botë. Ajo njihet për praninë e frutave dhe perimeve.
Ky lloj i dietës që përfshin 5 vakte, ndihmon në ruajtjen e metabolizmit aktiv. Çdo vakt përfshin fruta dhe perime si ushqime bazë. Natyrisht është e mundur të hahet, për shembull, një drekë me një pjatë me oriz kaf (rreth 60 gr) dhe një darkë të alternuar me proteina ose djathëra.
Mëngjesi duhet të bazohet në ‘smoothies’ ose fruta të freskëta ose lëngje. Sheqernat jo, (kështu që nuk ka ëmbëlsira)! Salcat dhe alkooli janë absolutisht të ndaluara.
Dietologët rekomandojnë që kjo dietë të mbahet për 2 javë, jo më shumë. Dieta braziliane mund të përsëritet sërish pas 2-3 muajsh në varësi të indeksit të masës trupore. Si një variant i kësaj diete është edhe mënyja shtatëditore, e cila garanton një rënie në peshë deri në 4 kg në javë. Gjatë dietës nuk lejohen ushqimet të përgatiten me sasi të lartë yndyre, ndalohen pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat. Rekomandohen gjithashtu, edhe aktivitetet fizike, si shëtitjet në ajër të pastër, shëtitjet me biçikletë, noti dhe aktivitete të tjera fitnesi.
Pas aplikimit të kësaj diete, kthimi në normalitet bëhet nëpërmjet rritjes graduale të sasisë së ushqimeve të pasura me proteina, vitamina dhe minerale, si drithërat, frutat, perimet, mishi dhe peshku.
E hënë
Mengjesi: portokall, banane dhe një filxhan lëng portokalli;
Paraditja: një gotë lëng portokalli dhe një copë buke të thekur;
Dreka: 100 gramë peshk të zier, 100 gramë sallatë dhe perime të pagatuara;
Darka: – e njëjtë si mëngjesi;
Para se të shkoni në shtrat: 1 gotë lëng portokalli, 1 copë e vogël buke e thekur.
E martë
Mëngjes: një vezë e zier butë, një filxhan lëng molle;
Paraditja: një copë e vogël buke e thekur, një gotë lëng molle;
Dreka: 100 gramë mish të zier, 2 patate të ziera, 4 gjethe sallatë e gjelbër.
Darka: 200 gramë peshk të zier, një vezë shumë e zier, sallatë e gjelbër, bizele e gjelbër.
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng molle, bukë të thekur.
E mërkurë
Mëngjes, një filxhan qumësht pa yndyrë, një copë buke të thekur;
Paraditja: 100 gramë djathë të payndyrshëm;
Dreka: 100 granë oriz, 150 gramë sallatë me lakër të freskët me salce të përbërë nga një limon dhe një lugë majdanoz të grirë imët;
Darka: 100 gramë mish të zier, një mollë, 4 gjethe sallatë të gjelbër;
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng molle, një copë e vogël buke të thekur.
E enjte
Mëngjes: një filxhan lëng ananasi, 60 gramë ananas;
Paraditja: një filxhan lëng ananasi, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gramë mish të zier, një copë e vogël djathi dhe një portokall.
Darka: 2 patate të ziera, 150 gramë sallatë nga karota e freskët e grimcuar me pak vaj;
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng ananasi, një copë buke të thekur.
E premte
Mëngjes: Një filxhan lëng molle dhe një copë e vogël buke të thekur;
Paraditja: një mollë, një portokall;
Dreka: 150 gramë peshk të zier, 2 karota të vogla të ziera;
Darka: një pjatë supë perimesh, një pjatë krem supe nga kërpudhat ose një pjatë çorbë e peshkut, një copë e vogël buke;
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng portokalli, një copë e vogël buke të thekur.
E shtunë
Mëngjesi: një gotë lëng molle, një copë buke të thekur;
Paraditja: 150 gramë sallatë nga panxhari i zier i grimcuar, me pak vaj bimor;
Dreka: një pjatë supë perimesh, kërpudhash apo çorbë peshku, një copë e vogël buke;
Darka: 100 gramë kërpudha të fërguara, 100 gramë sallatë nga perimet e pagatuara.
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle, 2 biskota të freskëta.
E diel
Mëngjesi : një banane, një grusht rrush të thatë;
Paraditja: një gotë lëng karote, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gramë mish të zier, 100 gram sallatë nga lakra e freskët, qepë e bardhë dhe lëng nga 1 limon;
Darka: një pjatë me perime apo çorbë peshku nga kërpudhat, 100 gramë pemë, 4 gjethe sallatë të gjelbër;
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle, dy fiq të thatë