Bota Pse Izraeli dëshiron që pushtimi tokësor i Gazës të duket sa më...

Pse Izraeli dëshiron që pushtimi tokësor i Gazës të duket sa më i afërt?

Ushtria izraelite kreu një aksion gjatë natës në Gaza, duke përdorur tanket. Ky nuk është një pushtim tokësor, por ushtria thotë se po përgatitet për fazat e tjera

Nga Tom Bateman, BBC

Kjo është pikërisht ajo lloj gjëje që do të prisnit përpara një pushtimi tokësor- trupat që kërkojnë të gjejnë dhe shkatërrojnë mbrojtjen në terren.

Fotot tregojnë tanke dhe buldozerë të blinduar që hyjnë brenda. Deklarata izraelite aludon për luftime në terren, megjithëse fotografitë nuk e tregojnë këtë.

Në deklaratë thuhet se trupat u larguan në fund të aksionit.

Por është e vështirë të thuhet nëse kjo gjë na jep shumë më tepër të dhëna për kohën se kur do të ndodhë një operacion tokësor.

Gjuha e përdorur nga ushtria izraelite është më e fortë se për bastisjet e mëparshme, duke thënë se kjo ishte ‘pjesë e përgatitjeve për fazat e ardhshme të luftimit’.

Por lufta narrative është gjithashtu kritike. Izraeli dëshiron që të vazhdojë të mendohet se një inkursion është i pashmangshëm për tri arsye:

-Për të ndalur rënien e moralit përtokë.

-Për konsumin e brendshëm, për të treguar se përgjigjja po vjen, dhe;

-Për të mbajtur presionin mbi Hamasin, veçanërisht për negociatat për pengjet.