Aurora Tocco është 22 vjeçe, infermiere në Spitalin e Fëmijëve në Palermo dhe kur nuk është në turn, kryen rolin e vullnetares me urgjencën e Palermos. Fotoja, e postuar në Facebook nga një koleg i saj është bërë virale: e përgjumur mbi timonin e një ambulance, teksa pret prej 8 orësh të lërë pacientin Covid19-që sapo ka transportuar.
Për shumë syresh ky imazh është një tjetër simbol i lodhjes së re që aktorët e sistemit shëndetësore italian po e përjetojnë sot duke u ripërballur si në pranverë. Një sfidë që mendohej e tejkaluar dhe e fituar, por që në fakt është rikthyer për t’u luftuar sërish.