Nga Spartak Ngjela
Janë qesharakë. Çudi është që Sali ziu e ka provuar një herë në vitin 1997, kur iu thoshte zarave të tij që të propozonin nëpër mbledhje rrëmbenin e ambasadores amerikane, Lino. Tani deshi t’i vërsulej Ambasadorit amerikan, Lu.
Po, shqiptarët, pa mënd i di ky i dëshpëruar pa cak, në një kohë që shqiptarët e kanë parë se, rregullisht në njëzetë vjet, Sali Berisha ka qenë kundër të gjithë ambasadorëve amerikanë! Po, pse, me tërë mend mendon Saliu se shqiptarët do lënë Amerikën për frazën e tij të këputur dhe gjithmonë të gënjeshtërt?
Po, pse, shqiptarët nuk e kuptojnë dot se Reforma në Drejtësi, që po drejtohet nga politika amerikane, është kundër Saliut dhe kundër Metës, dhe që është me dhe për shqiptarët?
Vërtet do jetë i aftë Saliu që të bëjë një revolucion antiamerikan në Shqipëri?
Ky i çoroditur mbeti gjithë jetën një qesharak i forcës absurde.
Reformën e nisur nuk e ndalon dot as Meta me shqipen e tij të paartikuluar, dhe as Berisha me një çadër turpi dhe me një pirg gurësh.
Por ajo që po më bën përshtypje, është pyetja: pse, nuk paska fare shkrimtarë humoristë sot në Shqipëri?